Bledar Isaku prej 13 vitesh jeton dhe punon në Kinë.
Ai ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Pekinit. Përmes një interviste pyetje përgjigje përmes postës elektronike me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai flet për situatën e tanishme në Kinë pas shfaqjes së Koronavirusit duke e vënë theksin tek komuniteti shqiptar atje.
Mjeku shqiptar në Pekin: Ju tregoj situatën e bashkëkombasve të mi këtu
Në intervistë ai ka ngritur dhe shqetësimin se si kjo ngjarje është pasqyruar në portalet në vend.
Gjatë bisedës që patëm në whats up, më thatë që ka shumë lajme të pasakta në portalet në Shqipëri. Çfarë problematikash keni vërejtur në raportimet e kësaj ngjarje?
Bëj një kërkesë publike që të ketë një sensibilizim më të madh duke ftuar ekspertë dhe mjekë në Shqipërinë tonë që të sqarojnë me durim publikun me detajet dhe përgjigjet e sakta nga aspekti profesional. Kam vëzhguar me vëmendje disa lajme që përhapen nëpërmjet portaleve në Tiranë apo ku di unë, scoope mediatike që janë të pasakta shkencërisht. Problemi kryesor është që jetojmë në botën e internetit dhe shumica vendos të informohet në mënyra dhe burime, që në veçanti për këtë rast sjellin një pasiguri dhe kaos informatik.
Ky virus i veçantë është specifik dhe merret vetëm nëpërmjet sistemit të frymëmarrjes. Nëse shtrëngon dorën me një bartës të virusit që mund të ketë infektuar dorën e tij apo tësaj dhe m pas ka një kontakt fizik me një person tjetër, kjo nuk do të thotë që ai person është bartës automatikisht. Nëse prek gojën apo hundën, që janë dy hyrjet e sistemit të frymëmarrjes, atëherë po. Por nëpërmjet syrit, apo ushqimit , apo kafshëve shtepiake, ky virus nuk transmetohet. Ndaj dhe këshillohet mbajtja e maskës dhe larja e shpeshtë e duarve, për të minimizuar mundësinë e infeksionit.
Top Channel