Kalendari i reformës zgjedhore/ Përfaqësuesit politik dhe ekspertët vendosin afatet deri në 15 mars

27/01/2020 19:51

Për të përmbushur afatin përfundimtar  të 15 marsit, ditë  kur reforma zgjedhore do duhet te kalojë në Parlament përfaqësuesit politik me ekpspertët përkatës miratuan një kalendar pune të detajuar  duke mos lënë jashtë  asnjë  propozim të bere nga partitë  politike. Brenda 10 shkurtit  duhet te marrë zgjidhje fenomeni i shitblerjes së votës, krimeve zgjedhore dhe abuzimit  me burimet shtetërore.

“Ne ja kemi bërë të qartë opozitës dhe kjo u diskutua edhe në grupin e punës, që për këto çështje që ata i mendojnë shumë specifike le të vijnë me propozimet e tyre. Pra, nëse opozita ka pretendime për forcimin legjislacionit penal, ka çështje të tjera të aspektit organizativ apo propozon skema që mund të jenë më efikase në parandalimin e shkeljeve zgjedhore, le të vijnë me propozime konkrete”, deklaroi bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.

“Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën  që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur politikisht në Këshillin Politik”, theksoi Oerd Bylykbashi, negociatori i PD-së për reformën zgjedhore.

Përfshirja e teknologjisë elektronike në zgjedhje dhe financimit të partive , nuk ka mbetur jashtë kalendarit të punës, ndërsa  fillimi i marsit i dedikohet  ndryshimit  të sistemit dhe votës së emigrantëve. Nuk përjashtohet as prekja e Kushtetutës.

“Nuk do jetë reformë sipërfaqësore. 15 marsi datë është ambicioze dhe shumë e pamundur, por ekspertët do ulen do punojnë paraprakisht, nëse është e nevojshme do ketë ndryshime edhe në kushtetute, jo vetëm ne Kodin Zgjedhor”, u shpreh Rudina Hajdari, bashkëkryetare e komisionit për  reformën zgjedhore.

Draftet  për të cilat do ketë dakortësi do  i dërgohen për opinion paraprak ekspertëve të ODHIR, ndërsa procesi do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve mes tyre ambasadori britanik Dunkan Noman, ndikues I forte për rikthimin e dialogut politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA