Më pak kafe dhe më pak e imët, e përgatitur me më pak ujë.

Kjo është receta ideale për të pasur ekspresin më të mirë, formulë e botuar në revistën ”Matter” nga një grup prej 10 kimistësh dhe matematikanësh nga pesë vende, të udhëhequr nga Jamie Foster nga Universiteti britanik i Portsmuthit.

Pika fillestare e studimit është se edhe nëse bëhet në të njëjtën mënyrë, kafja ekspres ndryshon.

Pasi analizuan disa ndryshime siç janë madhësia e kokrrave, presioni i ujit, rrjedha e daljes, sasia e kafesë dhe energjia e nxjerrjes, ata gjetën modelin matematikor që lejon zvogëlimin me 25% të sasisë së kafesë.

“Një ekspres i mirë mund të bëhet në shumë mënyra, por me këtë studim ne mendojmë se kafeja merr shijen ideale”, thekso Hendon, një nga autorët e studimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA