Flet Yuri Kim për herë të parë si ambasadore, mesazhi në shqip: Ne jemi ende me ju, krahë për krahë

27/01/2020 13:26

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim mbajti fjalën e parë publike në marrjen e detyrës së saj.

Madje ambasadorja dha dhe një mesazh shqip: Ne jemi ende me ju krahë për krahë.

Fjala e plotë

“Jemi miq, jemi aleatë dhe jemi partner. Siç thashë gjatë seancës time dëgjimore në senat pak miq e kanë përqafuar Amerikën. Jam e nderuar të jem këtu para ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së Kjo ndërtesë e bukur qendron si një testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënieve amerikano-shqiptare.

Miqesia jonë nuk u ndërtua në një ditë po rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë presidenti Withdrow ngriti zërin për Shpipërinë kur askush nuk e bëri. Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Kundër çdo gjase priti një përfaqësues në SHBA dhe priti që Pas luftës së dytë botërore dy qeveritë tonë morën rrugë të ndryshme.

Edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra tjetrin popujt tanë vazhduan ta mbështesin njëri tjetrin. Qendruam të lidhur dhe flisni me njëri tjetrin midis zërit të Amerikës. Kemi qendruar krahë jush që atëherë dhe tani përpjekjet tuaja për tu anëtarësuar në BE. Sot qëndrojmë pranë jush në mbështetje të ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështirë përpara po dimë se puna e vështirë është më e lehtë kur ke miq dhe aleatë afër teje. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate më e fortë. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë SHqipërinë të përforcojë kandidaturën e saj për në BE.

Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë. Jam besimplotë teksa drejtësia të hedh rrënjë në Shqipëri më tepër investitorë do të vijnë në Shqipëri në mënyrë që të krijohen më tepër mundësi punësimi. Të mos ketë dyshime që SHBA e vlerëson Shqipërinë si aleate dhe mike të vërtetë. Ashtu siç qëndruam në 1920, 1991, 1999, 2009,do e mbështesim vendin tuaj. Ju përshëndes dhe ju them “Ne jemi ende me ju krahë për krahë”, tha ambasadorja.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA