Policia ka goditur një tjetër rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

1 person është arrestuar ndërsa është kapur duke transportuar 12 shtetas të huaj.I arrestuari është A. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore në unazën e qytetit të Bilishtit, kanë kapur shtetasin A. SH., duke transportuar me mjetin tip “Citroen”, në drejtim të Tiranës 12 shtetas të huaj, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro.

Policia njofton se po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet nga 5 deri në 10 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA