Kryeministri Rama shprehet se në bashkëpunim me BE dhe Bankën botërore po punohet për raportin e dëmeve dhe nga të dhënat e deritanishme janë mbi 1mld euro.

“Me BE, Bankën Botërore po punojmë për raportin e dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 mld euro. Raporti zyrtar do të bëhet publik sipas parashikimit më 4 shkurt. Të raporti nuk hyjnë vetëm dëmet në banesa. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti në sektorë të ekonomisë”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri shprehet se do të ishte e pamundur që qeveria e mëparshme do të arrinte të përballonte këtë situatë të krijuar si pasojë e tërmetit të 26-nëntorit.

“Sot do ishte e pamundur që nëse ne nuk do të kishim bërë reformat që kemi bërë, nëse do të ishte qeveria e mëparshme që largqoftë do i kishte rënë tërmeti, sot do ishte e pamundur që buxheti të ishte kaq sa është”, tha ai.

Top Channel