Fiks Fare/ “Plumba dhe goditje në kokë me qytë”, si po tentojnë të fshehin ngjarjen spitali dhe policia
Kryeministri Rama shprehet se në bashkëpunim me BE dhe Bankën botërore po punohet për raportin e dëmeve dhe nga të dhënat e deritanishme janë mbi 1mld euro.
“Me BE, Bankën Botërore po punojmë për raportin e dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 mld euro. Raporti zyrtar do të bëhet publik sipas parashikimit më 4 shkurt. Të raporti nuk hyjnë vetëm dëmet në banesa. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti në sektorë të ekonomisë”, ka thënë kryeministri.
Kryeministri shprehet se do të ishte e pamundur që qeveria e mëparshme do të arrinte të përballonte këtë situatë të krijuar si pasojë e tërmetit të 26-nëntorit.
“Sot do ishte e pamundur që nëse ne nuk do të kishim bërë reformat që kemi bërë, nëse do të ishte qeveria e mëparshme që largqoftë do i kishte rënë tërmeti, sot do ishte e pamundur që buxheti të ishte kaq sa është”, tha ai.
Top Channel