Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë të një punonjëse policie, shtetases me iniciale O.B. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:35 në në lagjen nr 17/1, në Durrës.

Në oborr ishte parkuar automjeti tip ‘Audi’, i cili është në pronësi të punonjëses së policisë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA