Një sasi lëndë plasëse është hedhur në afërsi të një makine tip “Audi” e parkuar në oborrin e një punonjëse policie, në Durrës.

Ngjarja është shënuar ditën e djeshme, rreth orës 22:35 në lagjen në lagjen nr 17/1, Durrës, ku nga muri i jashtëm rrethues i oborrit është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës në pronësi të shtetases O.B.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel