Tërmeti në Turqi/ Ambasada në Ankara: Nuk ka shqiptar të prekur, jemi në gatishmëri të plotë
25/01/2020 16:12
Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.
Ministria për Evropën e Punët e Jashtme bën me dije se Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar
dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:
Top Channel