Agjencia turke e emergjencave thotë se një tërmet me një magnitudë paraprake prej 6.8, në një thellësi prej 10 km, ka goditur lindjen e vendit. Tërmeti u regjistrua në orën 8.55 sipas ores lokale, afër qytetit Sivrixhe, në provincën lindore Elazig.
Ministri i brendshëm, Sulejman Sojlu deklaroi se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të ketë viktima dhe disa të lënduar, ndërkohë që pesë godina janë shembur në Sivrixhe.
Sojlu madje ndodhej në një mbledhje në lidhje me gatishmërinë ndaj tërmeteve kur ky i fundit goditi. Ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar, për para gazetarëve se tërmeti mund të ketë shkaktuar të lënduar në zonat rurale, jashtë qytetit. Ai tha se trupat ushtarake janë në gatishmëri për të ndihmuar.
Qendra e sizmiologjisë në Stamboll, raportoi se tërmeti ishte i magnitudës 6.5 ndërsa instituti amerikan i gjeologjisë dha një magnitudë paraprake prej 6.8, duke shtuar se tërmeti nuk kishte prekur vetëm Turqinë por edhe Sirinë, Irakun, Libanin, Gjeorgjinë dhe Armeninë.
Mediat turke shkruajnë se tërmeti bëri që njerëzit të dilnin nga shtëpitë. Rreth 500 mijë njerëz, sipas Institutit amerikan të gjeologjisë, kanë ndjerë lëkundje shumë të forta. Sidoqoftë, sipas vlerësimeve paraprake, thotë ky institut, dëmet do të jenë relativisht të kufizuara.
Top Channel