Me ardhjen e Zlatan Ibrahimovic dhe ndryshimin e skemës nga 4-3-3 në 4-4-2, spanjolli Suso humbi vendin e titullarit dhe për më tepër në tre javët e fundit nuk e ka shkelur fare fushën me këmbë, duke qëndruar tërë kohës në stol.
I ndodhur në këtë situatë, sulmuesi anësor 26-vjeçar ka zhvilluar një takim 45-minutësh me drejtuesit e Milanit, të cilëve u ka kërkuar shitjen që në janar, pasi do të tentojë të bindë Luis Enriquen për një vend në Kampionatin Europian.
Së fundi, siç raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, është klubi andaluzian i Sevillas që ka bërë hapa konkretë në drejtim të transferimit të Susos, teksa ka arritur akordin me këtë të fundit.
Megjithatë tani Monchit i duhet të negociojë me Milanin, që është i hapur për shitjen përfundimtare, ndërsa andaluzianët këmbëngulin për huazim me të drejtë blerjeje, por divergjenca ka edhe në vlerësimin e kartonit të Susos.
Top Channel