Monaco “josh” Mertens me një ofertë shumë milionëshe

25/01/2020 10:52

Dries Mertens do të largohet nga Napoli këtë verë, pasi i përfundon kontrata dhe ka refuzuar të gjitha ofertat e presidentit Aurelio De Laurentiis, për të rinovuar bashkëpunimin.

Duke qenë se në verë do të jetë një lojtar i lirë, belgu ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane, ndërsa së fundi ka lëvizur konkretisht ekipi francez i Monacos.

Drejtuesit e klubit nga Principata franceze i kanë ofruar belgut një kontratë 3-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon dhe 5 milionë të tjera si bonus në momentin e transferimit.

Këto shifra joshin Mertens, që momentalisht është shprehur se nuk preferon të shkojë në Kinë apo SHBA, ndaj do t’iu pëlqente që t’i fitonte milionat në Europë, në futbollin që vlen.

Për sulmuesin belg kanë shfaqur interes edhe Interi, Borussia e Dortmundit e West Hami, megjithatë Mertens është lojtar i lirë dhe natyrisht gjasat janë që garën ta fitojë skuadra që do ta paguajë më mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA