Presidenti Donald Trump zbuloi logon e re të forcës hapësinore amerikane në Twitter, ku përdoruesit menjëherë u derdhën në komente dhe ironi duke nxjerrë në pah ngjashmërinë e saj me simbolin e StarFleet, nga seria e famshme Star Trek.
“Pas konsultimeve me liderët ushtarakë, dizajnerat dhe të tjerë, jam i lumtur t’ju prezantoj logon e re të forcës hapësinore të shteteve të bashkuara të Amerikës, degës së gjashtë të ushtrisë sonë të shkëlqyer!” shkroi Trump në Twitter.
Komanda e flotës yjore në star trek, po ashtu, kishte një emblemë në të cilën shfaqet një kokë shigjete, e rrethuar nga yje.
“Ne presim ndonjë përfitim nga kjo”, shkruante në twitter aktori Xhorxh Takei, që luante Lejtnantin Hikaru Sulu, komandantin e USS enterprise në serinë origjinale Star Trek. Sidoqoftë, Xhon Noonan, ndihmës i senatorit Tom Cotton, tha se logoja kishte të bënte me komandën hapësinore amerikane, një divizion i forcës ajrore amerikane që tani operon nën forcën hapësinore, që po ashtu ka shumë të përbashkëta me medaljonin e flotës yjore imagjinare.
Trump e ka hedhur idenë e krijimit të forcës hapësinore amerikane, në mars 2018, kur edhe pranoi se fillimisht e kishte menduar si një shaka.
Ndoshta na duhet një forcë e re, dhe do ta quajmë atë forca hapësinore – tha ai para pjesëtarëve të marinës në Kaliforni, atëherë. Më pas, kur e mendova më mirë, mu duk një ide e madhe që duhej konkretizuar.
Top Channel