Bayerni i frikshëm, dëfren me 5 gola tifozët në “Allianz Arena”

25/01/2020 22:25

Dy gola në pjesën e parë, tre në të dytën, pesë shënues të ndryshëm dhe një fitore e thellë 5-0 përballë Schalkes. Bayerni i Mynihut e shfrytëzoi më së miri mundësinë që i dha Leipzigu (humbi 2-0 me Eintracht Frakfurti) për t’iu afruar kreut, me diferencën që tashmë ngushtohet në vetëm 1 pikë.

Përballja e zhvilluar në “Allianz Arena” i dëfreu tifozët bavarezë, që shijuan spektaklin e dhuruar nga vendësit. Robert Lewandowski zhbllokoi takimin që në minutën e 6-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Muller realizoi golin e epërsisë së dyfishtë.

Në pjesën e dytë e morën stafetën Goretzka, Alcantara dhe Gbabry, me Schalken që u detyrua të dorëzohej pa kushte.

Robert Lewandowski, me golin e tij, mori kryesimin në renditjen e golashënuesve të Bundesligës (21), duke zhvendosur në vendin e dytë me një finalizim më pak Timo Werner, që sot mbeti “thatë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA