Klubi i Vllaznisë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ku zbulon edhe çmimet e biletave për ndeshjen e radhës në “Loro Boriçi” ndaj Laçit, fton të gjithë tifozët shkodranë të jenë të pranishëm në stadium në këtë përballje tejet të rëndësishme të javës së 19-të.
Në rast suksesi, skuadra e drejtuar nga Mirsad Jonuz do të parakalonte pikërisht Laçin, duke u kthyer në garë për një vend në Kupat e Europës.
Njoftimi i Vllaznisë
“KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhë të kampionatit, atë me Laçin që luhet të shtunën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:
E premte 10:00- 14:00 dhe 16.30- 19.00
E shtunë 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribunat C dhe E 200 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për të marrë një tjetër fitore.”
Top Channel