Kina ka zgjeruar masën e izolimit në provincën Hubei, e cila tani njihet si qendër ku ka shpërthyer një lloj i koronavirusit, teksa numri i të vdekurve ka arritur në 26.

Të paktën 10 qytete në qendër të kësaj province kineze, me një popullsi prej 60 milionë banorësh, kanë vendosur kufizime në udhëtim.

Të enjten, një pacient ka vdekur afër provincës Hebei, duke shënuar vdekjen e parë prej këtij virusi jashtë provincës.

Një tjetër vdekje më vonë është konfirmuar në Heilongjiang.

Në gjithë Kinën aktualisht është konfirmuar për 830 persona të prekur me këtë virus.

Masat izoluese vijnë në kohën e përgatitjeve për të shënuar Vitin e Ri Kinez, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e këtij vendi.

Miliona persona tradicionalisht udhëtojnë në shtëpi për këtë festë, mirëpo në provincën Hubei nuk do të ketë festime.

Përveç Kinës, virusi është duke u shpërndarë edhe në Singapor, Vietnam dhe një rast është raportuar edhe në Shtetet e Bashkuara.

I njohur si 2019-nCoV, virusi është thënë se është një lloj i koronavirusit që më parë nuk është identifikuar në njerëz.

Virusi SARS që ka lënë të vdekur rreth 800 persona në gjithë botën në fillim të viteve 2000 ka qenë po ashtu koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA