Pas një viti në skuadrën e Milanit, Lucas Paqueta nuk ia ka dalë të fitojë një vend fiks në formacion, por së fundi është shndërruar në një çështje te kuqezinjtë.
Kjo pasi Paqueta nuk ka bindur aspak si me Giampaolon, ashtu edhe me Piolin, ndërsa ndryshimi i skemës ka bërë që fantazisti brazilian të përfundojë në pankinë.
Së fundi braziliani u dërguar në spital, pas disa problemeve me ankthin, ndërsa ndonëse mjekët dhanë miratimin që Paqueta të vijojë normalisht përgatitjet, vetë mesfushori nuk ka të njëjtin mendim.Ai i ka kërkuar trajnerit Pioli që të mos grumbullohet për ndeshjen e radhës në kampionat, me arsyetimin se nuk ndihet gati fizikisht dhe psikologjikisht, por dyshimet janë se vendimi i tij lidhet me merkaton. Kjo pasi Paqueta kërkohet nga Paris Saint Germain dhe Leonardo është gati të paguajë 30 milionë euro për të marrë në kryeqytetin francez të njëjtin lojtar që solli te Milani një vit më parë.
Top Channel