Top Channel i kërkoi një reagim kryeministrit Edi Rama për qëndrimet e forta të Ramush Haradinajt.
Kjo është përgjigja me një ironi therëse Edi Ramës për akuzën e përsëritur, se ka dashur të ndajë Kosovën.
Edi Rama përgjigjen ndaj Haradinajt e aktualizon duke përdorur zhvillimin e bujshëm në Angli me ndarjen e Princ Harry nga familja mbretërore.
“E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore! Shkurt fjala, komandanti i djeshëm i UÇK-së Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim, për gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj, meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij”, deklaroi Edi Rama për gazetarin e Topchannel Muhamed Veliu
Top Channel