Pasuesi i gjeneralit të vrarë iranian Kasem Soleimani, Brigadier Gjeneral Esmail Ghaani u zotua dje të luftojë për hakmarrjen e Iranit, duke u përballur me SHBA “në mënyrë burrërore”.
Soleimani u vra kur SHBA goditi karvanin e tij pranë aeroportit të Bagdadit më 3 janar. 62 vjeçari Ghaani, tha: “Ata nuk ishin mjaftueshëm burra për t’u përballur me Kasemin në fushëbetejë. prandaj në mënyrën më dinake ata martirizuan komandantin tonë më të lartë. por falë zotit dhe përpjekjeve të njerëzve lridashës të botës që kërkojnë hakmarrje, ne do ta godasim armikun në mënyrë burrërore”.
Kur njoftoi Ghaani si pasues të Soleimanit, Ajatollah Ali Khamenei e quajti udhëheqësin e ri “një nga komandantët më të shquar” në lidhje me shërbimet e tij ndaj Iranit. Ghaani tha në emërimin e tij: “Zoti i madhërishëm ka premtuar marrjen e hakut për vrasjen e tij dhe Zoti është hakmarrësi kryesor. Është e sigurt që do të ndërmerren veprime”.
Top Channel