Ka raste kur humbja e një sfide në një turne si Australian Open në tenis kalon në plan të dytë.
Është ky rasti i Caroline Wozniackit që këtë të premte i dha lamtumirën përfundimtare tenisit të luajtur. Tenistja daneze, ish numri 1 i botës u përball në raundin e tretë të evenimentit me tunizianen Ons jabeur, një sfidë që tezultoi e dfundit për të në karrierë teksa e humbi 2-1 me sete 5-7;6-3;5-7.
Në fundin e sfidës emocionet e pushtuan të gjithën Caroline Wozniackin që nuk i mbajti dot lotët, ndërkohë që edhe publiku i dedikoi një përshëndetje shumë të ngrohtë. Wozniacki, tashmë në moshën 29 vjecare e mbylli karrierën e saj me 30 tituj të fituar në WTA ku suksesi më i madh i saj është pikërisht fitorja e Australian Open në 2018, i vetmi titull Grand Slam i fituar prej saj.
Por në Australian Open nuk kanë munguar as surprizat e mëdha siç është eliminimi i Serena Williams nga kinezja Wang me rezultatin 2-1 me amerikanen që dështoi sërish në tentativën e saj për të fituar titullin e 24 Grand Slam në karrierë. Po kështu u eliminua në raundin e tretë edhe kampionia e Australian Open, Naomi Osaka që u mund nga adoleshentja Gauff 2-0.
Top Channel