Humbja e penalltive nga ana e futbollistëve të Manchester Cityt është bërë shqetësuese për teknikun Pep Guardiola, ndërsa i fundit në radhë që ka gabuar nga 11 metrat ka qenë sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në ndeshjen e kampionatit në mesjavë ndaj Sheffield United.
Vetë tekniku spanjoll u ndal gjatë në këtë aspekt pas përfundimit të takimit dhe tha se është shqetësuese që futbollistët e tij humbin kaq shumë penallti, ndërsa shtoi se po mendon për të gjetur një zgjidhje tjetër.
“Është shqetësuese, pasi shpesh gabojmë në momente të rëndësishme të ndeshjes. Po mendojmë për një zgjedhje tjetër dhe besoj se Ederson mund të jetë goditësi ynë i penalltive. Është gjuajtës i mirë dhe nuk i nxehet gjaku asnjëherë, ndaj mendoj se do të na ndihmonte”, deklaroi Guardiola.
Nëse trajneri spanjoll vendos t’ia besojë 11-metërshat gardianit brazilian, atëherë ky i fundit do të provojë të futet në listën e portierëve golshënues, si Higuita, Chilavert dhe Hans Jorge Butt, me këtë të fundit që spikati si ekzekutues penalltish.
Top Channel