28/11 18:37
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se administrata e tij po përgatitet të shtojë disa vende në listën e diskutueshme të shteteve, shtetasit e të cilëve u është ndaluar udhëtimi ose i nënshtrohen kufizimeve të rrepta për të hyrë në SHBA.
“Ne do të shtojmë disa vende në këtë listë. Ne duhet të qëndrojmë në siguri. Vendi ynë duhet të jetë i sigurt”, theksoi ai në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. “Emrat e këtyre vendeve do të njoftohen të në ardhmen”, shtoi ai.
“Wall Street Journal” njoftoi më herët se administrata Trump parashikonte të shtonte në listë Bjellorusinë, Eritrenw, Kirgistanin, Myanmarin, Sudanin dhe Tanzaninë.
Top Channel