“Nuk sigurojmë punë për të huajt”/ Gruaja e arabit: Nuk kemi mashtruar asnjëherë

23/01/2020 19:57

Kjo është Mimoza Murati dhe bashkëshorti i saj Talal Ahmed Abu Mayba, i përmendur së fundmi  nga disa shtetas egjiptiane, por i lakuar edhe nga policia pas një hetimi të nisur  nga krimi ekonomiko financiar.

Mimoza kembëngul se partneri, po paragjykohet nga autoritetet për shkak të origjinës, pasi agjensia drejtohet prej saj.

Mimoza Murati:

Bashkëshorti im e vetmja e mirë që më ka bërë është që ai flet gjuhën arabe dhe unë nuk e flas këtë lloj gjuhe. Ai më ka ndihmuar në komunikim me klientët, unë nuk kam pse punësoj një përkthyes kur kam bashkëshortin tim që mund të më ndihmojë.

Në muajin prill policia bllokoi zyrën e çiftit pas denoncimit të dy grave egjiptiane, por më pas këto ambjente u rikthyen sërish në dispozicion të agjensisë.

Në radhë të parë kjo zyrë është bllokuar gabim sepse kjo ishte zyrë kontabël, këto dy zonjat që kanë ardhur para një viti çuditërisht kanë ardhur një ditë pasi unë kam ikur në Dubai dhe personi më i afërt që unë kam është bashkëshorti im dhe bashkëshorti im i ka pritur këto zonja dhe ndërsa së fundmi disa shtetas egjiptiane kanë shkuar sërish në polici , Murati tregon se agjensia e saj nuk ka mashtruar asnjëherë pasi ajo bashkëvepron me një tjetër në Egjipt për të ofruar mundësi investimesh në Shqipëri.

Mimoza Murati:

Kjo është marrëveshja që ne kemi, e thashë dhe më parë ata nuk e firmosin me mua në Shqipëri, por me kompaninë në Egjipt.  Për të qenë të sigurtë i marrim jo vetëm firmën por edhe gjurmë gishtash që ata mos ta mohojnë nesër dhe sipas kësaj marrëveshjeje unë nuk jam përgjegjëse për punësim, unë jam si çdo agjensi që funksionon në Shqipëri që bëjnë dokumenta për një vend të huaj dhe unë nuk mund ti kërkoj agjensisë të më gjejnë dhe punë dhe shtëpi sepse nuk më takon. Të njëjtën gjë bëj edhe unë.

Të pyetur nga Top Channel mbi hetimet e nisura në muajin prill, policia deklaroi se ka referuar materialin pranë prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA