Kosova ka shënuar regres në “Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2019”, ku është renditur në vendin 101, derisa një vit më herët ka qenë në vendin 93.
Kështu u bë e ditur në publikimin e raportit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK).
Florent Spahija nga KDI, tha se Kosova ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit.
“Kosova ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit, nga 37 pikë sa ka pasur vitin e kaluar, ka 36 pikë sivjet. Nga vendi i 93 kemi rënë në vendin 101. Kosova është në një vend me Bosnjën, Panamanë, është larguar nga mesatarja evropiane. Rangimi i dobët i Kosovës i atribuohet institucioneve të drejtësisë, gjykatave, prokuroritë. Flasim për transparencë të ngushtuar, mungesa e institucioneve në transparencë e ka ranguar këtu Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova është një pikë me mirë se Shqipëria, por është më keq se Serbia”, tha ai.
Ai përmendi tri fusha ku duhet të fokusohet për të shënuar progres.
“Kosova duhet të fokusohet në tri fusha, pavarësia e sistemit gjyqësor, prokurimi publik dhe lufta kundër korrupsionit”, tha ai.Kosovapress
Top Channel