Barcelona dhe Reali i Madridit vuajtën jo pak për t’u kualifikuar për në raundin e 1/8 të finaleve të Kupës së Mbretit në Spanje.
Ajo që e pati më keq ishte pikërisht Barcelona e cila iu desh t’i falej Antoine Griezmann që e shpëtoi nga turpi teksa i dha fitoren skuadrës së tij 2-1 në përballjen me Ibizën, ekip i Divizionit të Tretë në Spanjë. Ishte Ibiza ajo që mori kryesimin në këtë ndeshje minutën e 9 të ndeshjes me Javi Perez duke e vënë në vështirësi të mëdha Barcelonën që duket sikur ndjeu mungesën e Lionel Messit që nuk ishte grumbulluar.
Por në minutën e 72, Griezmann shënoi golin e barazimit. Ishte francezi që çliroi stafin teknik dhe tifozët e Barcelonës teksa shënoi edhe golin e dytë për katalanasit që kaluan në 1/8 e finaleve. Edhe Reali i Madridit nuk arriti të tregonte diferencat e mëdha me Unionistas Salamanca edhe kjo skuadre e Divizionit të Tretë, pavarësisht rezultatit 3-1 me të cilën fitoi sfidën. Gareth Bale i dha avantazhin Realit të Madridit, por skuadra vendase e Salamancas barazoi me Alvaro Romero. Një autogol i Juan Gòngora i dha mundësinë Realit të marrë sërish kryesimin në rezultat.
Unionistas patën meritën që ia bënë të vështirë sfidën Realit që mbylli llogaritë e saj vetëm në minutën e 93 me Brahim Diaz që fiksoi rezultatin në 3-1 Me rezultat të ngushtë fitoi edhe Valencia, skuafdra fituese në fuqi e Kupës në fushën e Logrones duke u kualifikuar për në 1/8 e finaleve. 1-0 ishte rezultatin në favor të skuadrës së Celades dhe autori i golit të vetëm ishte Maximiliano Gomez.
Top Channel