Hiqen licenca për varreza private/ Kompania nuk e zhvilloi. Leja do ti jepet kompanive të tjera

23/01/2020 15:38

Për familjarët e atyre që ndahen nga kjo jetë, është sfidë më vete gjetja e një varri, pasi varrezat ekzistuese nuk kanë me hapësira të lira.

Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi në të gjithë Shqipërinë qeveria, në vitin 2015 miratoi një ligj për ngritjen e varrezave private.

Në Paskuqan kjo tokë, në vitin 2015 u lejua të kthehej më varrezë private por një vendim i qeverisë këtë të mërkurë ia hoqi lejen subjektit, që kishte kërkuar të zhvillonte një biznes me varret.

Shfuqizimi kësaj leje u propozua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila kontaktuar nga Top Channel dha detaje përse u morë ky vendim.

“Vendimi Këshillit të Ministrave u shfuqizua sepse pas më shumë se dy vitesh, nuk ka pasur asnjë progres apo përpjekje nga ana e investitorit, që ka marrë autorizimin me VKM për ndërtimin e varrezave private. Si rrjedhoje MIE kërkoi shfuqizimin e kësaj VKM nominative, për ti dhënë rrugë, investimeve të tjera private që mund të jenë të interesuar për ta zhvilluar këtë projekt”.

Përballë kësaj situate qytetarët kanë gjetur si zgjidhje varrezat familjare. Siç shihet nga këto pamje, në varrezën e Paskuqanit ky varr familjar është nxjerrë në shitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA