25/11 22:25
Një grup studentësh nga fakultete të ndryshme janë mbledhur para korpusit, në qendër, për të nisur protesta si një vit më parë.
Ata thonë se nuk janë plotësuar tetë pikat në paktin për Universitetin të cilin e premtoi qeveria.
Edhe pse të paktë në numër krahasuar me protesta të një viti më parë, studentët thonë se ky është vetëm fillimi pasi sipas tyre në ditët në vijim do të bashkohen edhe student të tjerë dhe prindër të tyre. Për më tepër ndjekim kronikën e përgatitur nga gazetarja jonë Alma Demiraj.
Top Channel