Lirim Zendeli ëndërron të jetë shqiptari i parë që bën hapin e madh për të milituar në garat e Formula 1. Për të gjithë ata që nuk e njohin, Lirim Zendeli është Shqiptar i Maqedonisë por i lindur në Bochum të Gjermanisë.
Ai ka arritur një marrëveshje së fundmi për të kaluar me skuadrën italiane Trident në formula 3. Zendeli ishte një kamion në garat e Formula 4, por këtë sezon është parë në vështirësi pas ngjitjes në një kategori më lart. Me Trident, ai shpreson të përmirësohet më shumë dhe të gjejë vazhdimësinë. Unë besoj se mund të arrij këtë me mbështetjen e duhur.
Do të ishte mirë sikur të isha shqiptari i parë që do të realizonte një arritje të tillë”, u shpreh piloti me origjinë shqiptare. Zendeli është në rrugën e duhur për të ngjitur shkallët e karrierës në kampionatin e garave me makina. Skuadra e tij e re Triend, sezonin e kaluar u rendit e katërta në kampionat.
Piloti me origjinë Shqiptare është ngritur në superlativa edhe nga pronari i skuadrës së Triend, Maurizio Salvadori. Ai u shpreh se ekipi beson shumë tek i riu duke e cilësuar atë si yllin e sezonit të ardhshëm.
“Ai na bëri përshtypje me cilësinë e tij. Jam i sigurt se ai do të jetë në mesin e shoferëve kryesorë dhe se ai do të jetë ylli i sezonit të ardhshëm”, u shpreh Salvadori.
Top Channel