Në fillim ishin protesta spontane, por tani me mijëra italianë kanë nisur të mblidhen nëpër sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit. Edhe u largua nga koalicioni qeverisës gushtin e 2019-tës, ish ministri I brendshëm është duke përgatitur kthimin e tij në qeveri, por këtë herë si kryeministër. E ashtuquajtura lëvizja “Sardelet” kërkon që ta pengojë këtë gjë.
Anëtarët e saj mblidhen në mënyrë spontane duke lajmëruar njëri tjetrin përmes mediave sociale. Nuk ka ndonjë organizim të kujdesshëm, ata thjesht bashkohen për protestë, dhe një strategji e tillë po rezulton e suksesshme. Sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja për Salvinin, ka pësuar rënie.
Lorenzo Donnoli, zëdhënës i Sardeleve:
Ka më pak se 70 dite që kemi zbritur në fushë, dhe është vërtet pak ta mendosh, pasi nuk kemi as ndonjë nivel kushedi se çfarë organizimi, por shikoni çfarë kemi arritur..ne jemi të rinj, nuk jemi politikanë, askush nga ne nuk kandidon, nuk kemi teserë partie, nuk ka asnjë politikan pas nesh. Organizatorët janë njerëz të thjeshtë, gra e burra, që kanë zgjedhur të kujdesen për fqinjët e tyre.
Sardelet janë duke e trazuar aktualisht Italinë. Elena Gecchelin-it, aktivistja e lëvizjes i pëlqen që t’ i pikturojë sardelet me bojëra uji dhe i merr ato me vete në çdo demostratë. „Sardelet e mia notojnë kundër rrymës, siç bëjnë edhe salmonët.
Sardelet janë të vogla. Por kur bëhen bashkë me sardelet e tjera, rriten shumë, bëhen më të mëdha se një peshk i madh!”, shprehet ajo, duke treguar kështu se ne thelb, kjo është motoja e lëvizjes. Italia ndodhet para zgjedhjeve rajonale, edhe në Bolonjë dhe në Emilia Romagna. Matteo Salvini kërkon të marrë edhe këtë zonë, të qeverisur deri tani nga të majtët, dhe sardelet thonë se nuk duan ta lejojnë një gjë të tillë, sepse nuk duan që Italia të bëhet nacionaliste.
Top Channel