Parlamenti grek ka votuar dhe ka zgjedhur që në raundin e parë në mesditën e së mërkurës me shumicë votash 261 nga 294 deputetë të pranishëm, gruan e parë në postin e Presidentit të Republikës së Greqisë .
Kandidatura e saj ishte aprovuar nga tre partitë më të mëdha të vendit, Konservatorët e Demokracisë së Re, Syriza dhe Lëvizja për Ndryshim ,ndërsa tre partitë e tjera të vogla Partia Komuniste, Zgjidhja Greke dhe Mera 25 kanë abstenuar.
Në këtë menyrë Ekaterini Sakellaropoulou nuk ka mundur të thyejë rekordin e votave te parlamentit qe mbahet nga Karolos Papulias ne 2005, I zgjedhur me votën e 279 deputetëve.
Ajo do të betohet në datën 14 mars të këtij viti, një ditë pasi mbaron mandati i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos.
Zonja Sakellaropoulou ka lindur në Selanik në 1956. Është diplomuar në degën e juridikut në Univesitetin e Athinës dhe më pas është emëruar në Këshillin e Lartë të Shtetit ku ka kaluar nga një sërë detyrash të rëndësishme dhe së fundmi mbante postin e Kryetares së këtij Këshilli që konsiderohet gjykata më e lartë administrative e vendit. Ajo ka ndjekur të drejtën kushtetuese dhe administrative në nivelin pasunivesitar në Univesitetin Sorbonne në Paris.
Top Channel