Foto që “tmerroi” përdoruesit e mediave sociale, ka një shpjegim shumë interesant

22/01/2020 22:27

Një dhomë gjumi i fotografuar nga pronari i saj ka bërë një “xhiro të çmendur në rrjet”. Shtrati është i shtruar nga një set çarçafësh mbi të cilën janë stampuar shumë trëndafil të kuq.

Në pamjen e parë ajo ngjason si skena e një filmi “horror”, e kuqja e trëndafilit në mënyrë analogjike përshtatet si gjaku i dalë nga një njeri, pikërisht ishte ky detaj që bëri të mundur që fotoja të merrte një vëmendje kaq masive. John Donoghue pasi kompletoi dekorimin e dhomës së tij vendosi që ta shpërndajë pamjen e re për miqtë e tij në “Twitter”.

Por vetëm ku në drejtim të fotos vërshuan mijëra komente dhe pëlqime arriti ta kuptonte arsyen. Një koment në rrjet është cilësuar si më epiku, një përdorues i rrjetit shkruan poshtë fotos “Shtratin e ri po. Por pranoje ku e varrose”, është një nga komentet në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA