FOTO/ E kishte dhënë me qira, pronari vë “duart në kokë” kur shikon shtëpinë

22/01/2020 14:19

Daniel Needes, nga Uelshi, kishte dhënë me qira një shtëpi për dy vjet.

Ai i tha Wales Online se shtëpia ishte në gjendje pothuaj perfekte pasi e kishte rinovuar pasi i ati ia kishte trashëguar.

Por Dalieni u çudit kur qiramarrësit e tij u larguar krejt papritmas nga shtëpia pas dy vitesh.

Pasi ata u larguan zotëria kishte shkuar për të parë gjendjen e shtëpisë. ‘Ishte krejtësisht e shkatërruar”, kështu është shprehur A. Needes për mediat.

Ai deklaroi se kishte marr lajmin e largimit të qiramarrësve vetëm përmes një njoftimi nga Departamenti i Punës dhe pensioneve.

Në lajmërim thuhej se pagesat për shtëpinë kishin ndaluar.

Përmes fotove shihet qartë gjendja e mjerueshme e shtëpisë.  Ushqime të mykura, qese dhe kuti me mbeturina ishin të hedhura kudo nëpër shtëpi.

Përveç kësaj edhe mobiliet ishin dëmtuar.  Sipas pronarit shtëpia ka nevojë për një rregullim tërësor që të kthehet në gjendjen e mëparshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA