Cakaj: Kryesia e Shqipërisë, shembull i përkushtimit të plotë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve

22/01/2020 14:22

Kryeministri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Kryetari i Radhës i OSBE-së, Edi Rama, së bashku me Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, udhëtuan drejt Ukrainës, ku zhvilluan një vizitë dyditore. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e zhvilluar, që prej marrjes së Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se gjatë vizitës në Ukrainë zhvilluan takime të niveleve të larta politike, si dhe vizituan zonat e prekura nga konflikti.

“Konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren dhe vizituam zonat e prekura nga konflikti, për të dhënë shembullin e përkushtimit të plotë të Kryesisë së Shqipërisë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi.” – theksoi Cakaj në postimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA