Gjykata e Tiranës ka lënë nën masën arrest me burg Vladimir Gjuta, 40-vjeç, një emër i njohur kryesisht 5-vitet e fundit, veçanërisht sa i takon një hetimi të nisur te ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërthimin me tritol të kryer ndaj farmacisë të babit të ish-ministrit Tahiri.

Vladimir Gjuta, këtë herë është arrestuar për akuzën e plagosjes, ndaj kushëririt të tij, një ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku sipas Prokurorisë Gjuta ka thirrur për një takim kushëririn e tij e më tej e ka goditur me sende të forta.
E ndërsa mbahet në paraburgimin 313, Gjuta i ka hapur problem edhe stafit. Për shkak të sjelljes të dhunshme të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve I sugjeron Prokurorisë të kërkojë mjekim të detyrueshëm për të paraburgosurin, një mjekim I cili duhet të aplikohet në burgun e Zaharisë.

Për burgun e Zaharisë, të martën u shpreh dhe Gjykata e Strasburgut, e cila i konsideron kushtet në këtë burg jo njerëzore. Gjuta i ka provuar disa herë prangat gjithashtu edhe jetën në qeli. Arrestimi më i bujshëm i Gjutës ishte ai, gjatë një aksioni të Forcave Renea të cilët konstatuan të kërkuarin të maskuar me paruke.

Por, për këtë hetim, pasi dyshohej se Gjuta kishte kanosur ish-ministrin e brendshëm, Tahiri e madje edhe dyshohej si autor I vendosjes së lëndës plasëse në farmacinë e Bashkim Tahirit, por gjithashtu edhe autor I një ngjarje tjetër në një stacion autobusi, Prokuroria e Krimeve të Rënda e pushoi këtë procedim penal dhe kërkoi mbylljen e hetimeve sa i takon dyshimeve ndaj këtij shtetasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA