31/01 09:58
Bruno Telushi ka kaluar në avantazh skuadrën e Partizanit me anë të një 11-metërshi. Është dashur vetëm 8 minuta lojë që Artim Položani i Skënderbeut të bënte një ndërhyrje të gabuar në zonën e rreptësisë dhe të shkaktonte kështu një penallti në favor të Partizanit.
Telushi ka bërë detyrën duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar kështu skuadrën e tij në avantazh. Ndërkohë Položani është ndëshkuar me kartonin e verdhë.
Formacionet: Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi Trajner: Ilir Daja Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon Trajner: Adolfo Sormani Gjyqtar: Ardian Beqiri
Top Channel