Pjesa e parë/ Spektakël në Korçë, 3 gola, penallti dhe karton i kuq. Skënderbeu përmbys në 2 minuta Partizanin

21/01/2020 18:01

Edhe pse që në minutën e 8 të ndeshje Partizani kaloi në avantazh ndaj Skënderbeut, minutat e fundit të pjesës së parë kanë zgjuar ‘Ujqërit e Dëborës’ të cilët kanë shënuar dy gola në dy minuta duke mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh me rezultat 2-1.

Partizanin shënoi në minutën e 8 të ndeshjes ku një penallti e shkaktuar nga Artim Položani pas një prekje të topit me dorë, u shndërrua në gol nga Bruno Telushi. Por presingu i vazhdueshëm i Skënderbeut bëri që Partizanin ta shihnim më shumë të tërhequr dhe në minutën e 39’ mbetet me 10 lojtarë pasi Ron Broja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

Kaq është dashur që Skënderbeu pas një rrëmuje të shkaktuar në zonë të barazonte shifra pas një autogoli pas devijimit të topit nga Eneo Bitri në minutën e 43’.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë Skënderbeu bëri përmbysjen dramatike. Korçarët kaluan në avantazh 2-1 me anë të Blerim Krasniqi, i cili gjen rrugën e rrjetës, pas harkimit të nga e djathta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA