Një zjarr ka përfshirë zonën e Çardhakut në qytetin e Korçës. Vatra e zjarrit është në afërsi të vendit ku janë vendosur edhe antenat e sinjalit.

Burime nga bashkia e Devollit për Top Channel bëjnë me dije se në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta zjarrfikëse.

Për shkak të terrenit të thyer malor është shumë e vështirë ndërhyrja me autobotet e zjarrfikësve, kështu punonjësve do t’u duhet të ndërhyjnë me mjete rrethanore.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme bimësi, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA