Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej
Edhe pse Hëna vetë nuk ka atmosferë, ajo ka shumë oksigjen të përzier me pluhurin e sipërfaqes së saj në formë oksidesh.
Vitin e kaluar, shkencëtarët realizuan një studim sesi mund të nxirrej oksigjeni nga ky pluhur, dhe tani, Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) ka hapur fabrikën e saj në Holandë, për ta provuar një gjë të tillë në realitet.
Nxjerrja e oksigjenit nga pluhuri i Hënës mund të lejojë astronautët në të ardhmen të marrin frymë lirisht atje, e ndoshta mund t’i hapë rrugën krijimit të kolonive dhe vendosjes së bazave afatgjatë në satelitin e vetëm natyror të Tokës. Fabrika holandeze përdor teknikën e njohur si elektroliza e kripës së shkrirë; nxehet klorid kaliumi në 950 gradë Celsius, pastaj lëshohet rrymë elektrike, që shkëput oksigjenin dhe bën që kripa të lëvizë drejt një anode ku mund të hiqet lehtësisht.
Analizat e shkëmbinjve tregojnë se regoliti hënor është i përbërë nga oksigjeni 40–45 për qind për nga pesha. Por ky oksigjen është i lidhur me elementë të tjerë në formën e mineraleve ose qelqit, ndaj duhet çliruar.
“Të jesh në gjendje të marrësh oksigjen nga burimet e gjetura në Hënë do të ishte padyshim e dobishme kolonitë e ardhshme hënore, si për frymëmarrjen ashtu edhe në prodhimin atje në vend të karburantit të raketave”, thotë Beth Lomax nga Universiteti Glasgow.
Metoda për lëshimin e oksigjenit fillimisht u krijua nga një firmë tregtare në Britaninë e Madhe – Metalysis, e cila përqendrohet në shndërrimin e pluhurit në lidhjet metalike për prodhim.
Top Channel