Ndryshimet në Kodin penal: 5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion psikologjik gruas, 10 vjet për përsëritësit

21/01/2020 15:09

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj nga deputetet e Partisë Socialiste Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni për ndryshimin e Kodit Penal, për ashpërsimin e ndëshkimin për veprën penale të dhunës në familje.

Nisma ligjore parashikon dënimin nga një deri në pesë vite burg të kujtdo që dhunon bashkëshorten apo bashkëshortin nga dy vjet që është aktualisht.

Kodi Penal në fuqi parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, dënohet nga një deri në pesë vjet.

Me ndryshimet që iu bënë Kodit Penal në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2013 u parashikua për herë të parë kriminalizimi i veprës penale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA