Çështja e Emiliano Shullazi, Gilmando Dani Endri Qyqa dhe të pandehurve të tjerë vazhdon të shkaktojë diskutime.
Tashmë duke qënë se gjykata e Krimeve të Renda është mbyllur dhe tani është formuar gjykata kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar kërkohet rivlerësimi i masës.
Pra për efekt të mbylljes se gjykatës së krimeve të rënda do duhej që brenda dhjetë ditësh të ishte rivlerësuar nga gjykata e re masa ndaj Shullazit dhe katër të tjerëve.
Sipas palës paditëse mes të cilëve bëjnë pjesë edhe Blerim Shullazi dhe të tjerët masa ka rënë përsa kohë sipas tyre qëndrojnë në paraburgim me masë të shpallur nga ish gjykata për krimet e rënda.
Ndërkohë që çështja e gjykimi ndaj tyre ka kaluar nën kompetencë të GJKKO dhe SPAK.
Sot në orën 12 gjykata e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit do mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Shullazit.
Top Channel