Ligji i ri për sportin/ Ndryshojnë nenet për sponsorizimet

21/01/2020 15:59

Pas disa muajsh pritje e disa dhjetëra mbledhjesh e diskutimesh mes ekspertësh e grupeve të interesit, paketa e re ligjore e propozuar nga përfaqësuesit e sportit dhe veçanërisht të futbollit si sporti që zë pjesën e luanit, si përfundim ka sjellë si rezultat ndryshimin e një paragrafi në ligjin e vjetër të sponsorizimeve që ka qenë ekzistent që nga viti 1994.

Edvin Libohova si president i Ligës së futbollit dhe përfaqësues i interesave të klubeve përveçse njohës dhe ekspert i fushës së ekonomisë tregon se gjithçka e bërë është larg pritshmërive dhe larg vetë premtimeve të kryeministritë në mbledhjen me klubet e futbollit rreth një vit më parë.

Ka president klubesh si ai i Flamurtarit i cili në një farë mënyre pret miratimin e paketës së re të ndryshimeve ligjore sëbashku me ligjin e privatizimeve që të vazhdojë investimin në sport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA