Disa të famshëm duke përfshirë Rachel Riley, Steven Gerrard dhe Jonathan Ross me anë të një fushate kanë arritur të sigurojnë 250,000 £ për të shpëtuar një 14 vjeçare e cila ishte prekur nga kanceri në tru.
Ato siguruan brenda dy ditëve 180,000 mijë paund, për të kontribuar në këtë mënyrë në pagimin e një trajtimi eksperimental të tumorit të trurit. Miqtë e adoleshentes Lillie Cotegrove dhe Essex nga Benfleet i Britanisë së Madhe, lançuan në “Facebook” faqen “One Pound Warriors”, duke e shikuar si një mënyrë për të mbledhur para për shoqen e tyre më të mirë Lily Wythe. Disa nga personazhet më të famshëm në Britani e shpërndanë rastin e adoleshentes në rrjetet e tyre sociale. Nëna e saj Diane 40 vjeçe dhe babai Martin 41 vjeç, kishin arritur të mblidhnin shifrën e rreth 80,000 mijë paundëve deri në 16 janar.
Dy ditë më vonë shifra shkoi rreth 250,000 mijë paund. Gjatë pushimeve të tyre në Spanjë verën e kaluar, prindërit e shikonin Lily-n shumë të mërzitur . Më vonë u zbulua se lëkundjet e humorit ishin vetëm shenjat e para të një kanceri të rrallë që ndikonte në trurin e saj. Koha lakonte dhe gjendja e saj përkeqësohej duke bërë të mundur që Lily të mos e përdorte më anën e majtë të trupit të saj. Tashmë familja ka filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për trajtimin eksperimental “Car-T “i cili mund të largojë plotësisht kancerin.
Top Channel