Mark Malci së bashku me bashkëshorten e tij, Lulen jetojnë prej shumë vitesh në një barake në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Pa kushte minimale për të jetuar, Marku 83-vjeçar tregon se sa të vështirë e ka të qëndrojë në një strehë që mund të bjerë nga momenti në moment. Paratë nga pensioni i tij janë të vetmet të ardhura të kësaj familjeje që nuk u dalin as për të blerë ilaçet e dy të moshuarve.
Lula, e zonja e kësaj shtëpie tregon se nuk ka patur asnjëherë as lavatriçe e as frigorifer. Sa herë që bie shi, i gjithë uji i përroit që rrjedh pranë banesës së tyre futet brenda. Tërmeti i 26 nëntorit gjithashtu u dha një goditje mjaft të madhe.
Nën mëshirën e natyrës dhe pa ndihmë të moshuarit kërkojnë që të paktën dikush t’u shtrijë dorën për ndihmë.
Top Channel