Një nga gjërat për t’i mbajtur mend në ndeshjen Skënderbeu-Partizani ishte pa dyshim goli spektakolar i Dejvi Bregut. Në “Gol pas Goli” futbollisti vlonjat tha se i pëlqen loja një kundër një.
“Ishte gol i këndshëm. Loja një kundër një është e preferuara ime, e tentova dhe fatmirësisht ia dola ta shënoja. Golat ndaj Partizanit? Besoj se është zotësia ime, nuk ka lidhje me diçka personale”.
Morali me të mëdhatë: Jo se bëjmë maksimumin vetëm me të mëdhatë. Besoj, në momente të vështira, kemi humbur përqendrimin.
Largimi nga Skënderbeu: Deri në momentin që do jem pjesë e Skënderbeut, do të japë maksimumin. E tregova sot dhe e kam treguar pavarësisht ulje-ngritjeve. Këtë ndeshje ua dedikoj të gjithë tifozëve të Skënderbeut. Do të shënoj edhe pas 31 janarit, nëse është e shkruar.
Keqardhja për Luftëtarin dhe Flamurtarin: Nuk ndahet mishi nga thoi. Janë dy ekipe që janë në zemrën time. u uroj më të mirën të dyja skuadrave.
Top Channel