Luis Suarez është operuar në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 muaj që do të thotë se për Uruguajanin sezoni është praktikisht i mbyllur.
Barcelonës tani i duhet të gjejë zëvendësuesin e tij diçka që nuk është aspak e lehtë. Drejtuesit e klubit katalanas pëlqejnë Harry Kane të Tottenhamit që gjithsesi nuk largohet nga Londra para muajve të verës, kështu që duket se objektivi kryesor për kampionët e Spanjës do të jetë Pierre Emerick Aubameyang.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘el mundo Deportivo’ që është shumë pranë klubit Blaugrana, sulmuesi nga gaboni ka një kontratë me Arsenalin deri në 2021 dhe ndonëse është në moshën 30 vjeçare, ai ka ende shumë për të dhënë në fushën e lojës përsa u përket golave duke qenë se është një futbollist ambicioz.
Por emri i Aubameyang nuk është i vetmi që është shënuar në listën e shpenzimeve të Barcelonës për janarin. alternativat e tij janë francezi Olivier Giroud që prej kohësh ndiqet edhe nga Interi si dhe Fernando Llorente, që është pranë largimit nga Napoli.
Top Channel