Mungesa e një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë që të shtyhet sërish seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Procesi ka rreth një vit në Apel dhe ende nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor i çështjes.

Që në 23 dhjetor, Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh se do t’i drejtohej KLGJ për të dhënë një vlerësim se çfarë do bëhet me gjyqtarët e deleguar nga rrethet që sipas avokatëve, nuk mund të jenë pjesë e trupës pasi nuk janë gjyqtarë të posaçëm.

Dakord me këtë problem ishin edhe prokurorët, të cilët thanë që duhet të shprehet KLGJ.

KLGJ disa minuta para nisjes së seancës së sotme, iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit se ende nuk është marrë një vendim dhe se Këshilli është duke punuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA