25/11 16:48
Ushtria kanadeze do të dërgojë rreth 200 trupa në Njufaundlend dhe Labrador, për të ndihmuar provincën të përballojë një stuhi që e varrosi rajonin nën dëborë.
Ushtarët do të angazhohen në operacionet për pastrimin dhe largimin e borës. Më shumë se 70 centimetra borë ranë në vetëm 24 orë në Shën Xhon, kryeqytetin e provincës. Bora dhe era e fortë që kapte shpejtësinë e 100 km në orë, bllokoi rrugë dhe mbuloi tërësisht makina dhe shtëpi.
Numri i trupave ushtarake, aktive dhe rezerviste, mund të rritet akoma më tej, në varësi të nevojave. Forcat e armatosura kanadeze kanë ofruar edhe dy avionë transporti dhe helikopterë, për të ndihmuar banorët.
Top Channel