Nuanca e syve në vitet e para të jetës mund të ndryshojë, por pothuajse tek të gjithë njerëzit, ngjyra e syve është identifikuese dhe tregon shumë për personalitetin tënd.
Shihni foton e mëposhtme dhe vini re nëse jeni A, B, C apo D?
A. I shoqërueshëm dhe i kujdesshëm
Nëse ke sy blu, je një njeri shumë i shoqërueshëm. Të pëlqen të jesh i rrethuar me njerëz dhe mund të bësh miq shumë lehtë. Po ashtu, e di kush je, çfarë të pëlqen dhe çfarë jo në jetë. Ndonjëherë tregohesh edhe i pasjellshme, por kjo ndodh sa herë ndihesh i provokuar dhe jashtë vetes.
B. I qetë dhe me humor
Nëse ke sy të tillë, je një njeri i qetë dhe me shumë humor. Në të vërtetë, asgjë nuk të bën të dalësh jashtë vetes. Sensi i humorit është gjithashtu një detaj që nuk mund të anashkalohet, e ke të natyrshëm, ndaj edhe të qëndron për shtat.
C. I sigurt dhe besnik
Nëse ke sy të gjelbër, je një njeri besnik që di ta ruash sekretin deri në varr. Gjithmonë e di se çfarë do dhe nuk ke frikë ta thuash me zë të lartë, gjë që të bën ta arrish atë që do. Besimi që ke në vetvete transmetohet edhe te njerëzit që të rrethojnë, veçse e mira është të mos kesh shumë besim te të tjerët ashtu si tek vetja.
D. Ambicioz dhe i qetë
Nëse ke sy të shkruar, je një njeri mjaft ambicioz. I analizon me shumë detaje të gjitha situatat, aq sa ndonjëherë njerëzit që të rrethojnë e kanë të vështirë të përshtaten me natyrën që ke. Aftësia për të lexuar natyrat e njerëzve është fantastike, ndaj edhe të tjerët të admirojnë.
Top Channel