Liverpool këtë sezon është vërtet i frikshëm. Skuadra e The Reds mposhti të dielën Manchester United në atë që konsiderohet si Klasikja e Premier Leagues.
Tashmë diferenca me Manchester City që barazoi me Crystal Palace shkon në 16 pikë e për më tepër The Reds kanë edhe një ndeshje për të luajtur.
Duke parë këtë sezon në kufijtë e perfektes për skuadrën e Jurgen klopp është logjike të mendohet se Liverpool mund të thyejë 10 rekorde historike të Premier League në këtë sezon. Njërin në fakt e kanë thyer; atë të startit më të mirë të sezonit me 21 fitore në 22 ndeshje duke kaluar atë të Manchester City në sezonin 2017/18. Rekordi i dytë në shënjestrën e The Reds është ajo e numrit më të lartë të fitoreve në fushën e tyre. Me suksesin ndaj Djajve të Kuq në Anfield, Liverpooli është vetëm 1 fitore larg rekordit të Citizens në 2011/2012 me 20 fitore radhazi në shtëpi.
Southampton dhe West Ham janë skuadrat e radhës që do të vizitojnë fortesën Anfield ku Liverpool nuk njeh humbje që nga viti 2017. Pak më larg qëndron rekordi i numrit më të lartë të fitoreve radhazi në kampionat me Liverpool që i duhen edhe 5 të tilla për të barazuar numrin e 18 fitoreve radhazi të Manchester City në 2017/18. nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, Liverpooli pritet ta vendosë rekordin e ri në ndeshjen me Watford në 29 shkurt.
Po kështu në shënjestrën e Liverpoolit është edhe numri i fitoreve radhazi në shtëpi. Deri tani Liverpool ka 12 të tilla dhe është vetëm 7 fitore larg rekordit të vendosur nga Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.
Top Channel